Olsi Rama tregon bisedën me kryeministrin: Ja çfarë më tha kur u bëra drejtor i Partizanit

Olsi Rama ka premtuar rikthim të fuqishëm në merkaton e Partizanit.

I ftuar në “Procesin Sportiv”, Drejtori i Përgjithshëm i klubit të kuq, ka rrëfyer bisedën me vëllain e  tij Edi Ramën menjëherë pasi mori rolin e veçantë tek Partizani.

“Edi e pranoi normalisht vendimin për të drejtuar Partizanin. Sigurisht pa hezituar aspak sepse ka besim te unë dhe më tha që mund ta bëj. Drejtor i Përgjithshëm në klub, do të thotë të merrem me të gjithë aspektet, në anën administrative dhe sportive. Sapo e kam nisur si punë, por të merr shumë kohë”, tha ai.