Icardi tek Reali? Zanetti: Ja e vërteta...

Ish-Kapiteni i Interit, Javier Zanetti ka hedhur dritë për mundësinë e transferimit të Mauro Icardit drejt Real Madridit.

Në një intervistë për “Tiki Taka”, Zanetti theksoi se Icardi dhe familja e tij janë shumë të lumtur këtu në Milano, shkruan SYRI.net.

“Interesimi nga Real Madrid? Icardi dhe familja e tij janë shumë të lumtur këtu në Milano. Ai është i lidhur me shiritin e kapitenit dhe është një bashkëpunim që shpresoj të zgjasë për një kohë të gjatë”, u shpreh Zanetti