Gazeta spanjolle zbulon transfertën e Barcelonës gjatë 2018-ës

E përditshmja spanjolle “AS” ka zbuluar përforcimin e Barcelonës gjatë verës së vitit 2018.

Bëhet fjalë për mbrojtësin, Yerri Mina i cili do të transferohet në “Camp Nou” pas Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, shkruan SYRI.net.

Sipas raportimeve të fundit, klubi brazilian i Palmeiras ka arritur marrëveshjen me drejtues të Barcelonës, të cilët do të paguajnë vetëm 9 milionë euro për të marrë shërbimet e kolumbianit.