Bum ofertash për Olsi Ramën, urojnë të marrë edhe Dinamon

Teksa i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, ishte vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi, ai u pyet për drejtimin e ekipit të futbollit, Partizanin.

Olsi Rama u shpreh optimist se do të bënte maksimumin për të rikthyer imazhin pozitiv për Partizanin. Por teksa vëllai i kryeministrit fliste, një nga analistët e emisionit “Procesi Sportiv” bëri një propozim të veçantë, shkruan tpz.al.

“Dua që Olsi të bëhej drejtor i Dinamos, që të ringjallej edhe ajo. Siç bëri me Partizanin, që po e ringre. Kur flet për Olsin nuk lodhesh, por shplodhesh.” – u shpreh analisti Gëzim Sinemati.

Kujtojmë që Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, prej disa javësh është zyrtarisht Drejtor Ekzekutivi i ekipit të Partizanit.