VIDEO/ Momenti shokues nga shpërthimi në stacionin e metrosë në New York

Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi mëngjesin e sotëm në një stacion metroje pranë terminalit të autobusëve në Manhatan të Shteteve të Bashkuara, vetëm disa blloqe larg sheshit të njohur Times Square ka alarmuar policinë e New York-ut.

Si pasojë e shpërthimit u plagosën 4 persona, ndërsa i dyshuari është identifikuar si Akayed Ullah 27-vjeç me origjinë nga Bangladeshi, por që jetonte prej 7 vitesh në SHBA. Ka dyshime se ai ka lidhje me ISIS.

Ai u gjet i plagosur në vendin ku ndodhi shpërthimi dhe u dërgua ne Spitalin e Bellevue.

Sipas mediave vendase nga shpërthimi me bombën artizanale që kishte lidhur mbas vetes 27-vjecari, bilanci i të plagosurave dhe viktimave mund të ishte më i madh, por fatmirësisht bomba nuk ka shpërthyer në vendin e përcaktuar nga autori.

Bomba artizanale ka shpërthyer aksidentalisht para se autori të arrinte në vendin e planifikuar të sulmit aty ku kishte edhe më shumë njerëz.