Foto/ Ja me kë është fotografuar deputetja e PS në festën e PD

Vasilika Hysi, deputete e PS-së, ka përfaqësuar mazhorancën në festën e organizuar me rastin e 27 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

Hysi, iu bashkua festës së demokratëve, pak minuta pasi kreu demokrat Lulzim Basha nisi fjalimin, por ajo është pozicionuar në rreshtin e parë, krahas figurave kryesore të kësaj partie.