Europa League, kompanitë e basteve përcaktojnë 5 ekipet favorite

Sot është hedhur shorti për 1/16-at e Europa League, ku 32 skuadra kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Kompanitë e basteve sportive tashmë kanë vendosur koeficentet e tyre për fituesin e këtij edicioni, me Atletico Madridin si favoritin kryesor.

Në vendin e dytë renditet Arsenal, ndërsa top pesëshen e mbyllin Borussia Dortmund, Napoli dhe Lazio.

Befasi është se në mesin e favoritëve nuk është skuadra e madhe italiane, Milan.