Analisti tregon njohjen me Aleksandër Ndokën që u ekzekutua mbrëmjen e së premtes

Analisti Agron Gjemarkaj ka rrëfyer se e ka njohur Aleksandër Ndokën, vëllain e ish-deputetit Arben Ndoka, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së premtes pranë banesës së tij.

Gjemarkaj u shpreh në studion e emisionit ‘Top Story’ se Ndokën e ka takuar në rrethana të ndryshme në qytetin e Lezhës duke qenë se të dy janë nga ky qytet. Analisti tha se përshtypja që kishte për të ishte ajo e një njeriut të komunikishëm dhe të sjellshëm.

Por pavarësisht kësaj, Agron Gjemarkaj la të kuptohej se nuk kishte një raport të afërt njohjeje me Aleksandër Ndokën.