Emrat/ 27 vjetori i themelimit të PD-së, ja kush mungoi...

Partia Demokratike festoi sot 27 vjetorin e themelimit, në një ceremoni të organizuar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Mes disa qindra të ftuarve, përfshi këtu edhe përfaqësues të PS-së apo partive të tjera, ka rënë në sy mungesa e disa prej figurave të njohura të kësaj partie ndër vite.

Kështu në 27-vjetorin e PD-së kanë munguar  Besnik Mustafaj, Ridvan Bode, Eduard Selami, Arben Imami, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Aleksandër Meksi, Genc Ruli e Majlinda Bregu.

Gjithsesi në fjalimin e tij, kreu demokrat nuk ka nguruar të falenderojë emër për emër të gjitha ata që 27 vite më parë themeluan PD dhe kontribuan në këtë parti për vite me rradhë.