Meta uron PD-në: Suksese në përmbushjen e përgjegjësive!

Presidenti Ilir Meta ka uruar Partinë Demokratike me rastin e 27-vjetorin të themelimit të PD-së.

Kreu i Shtetit, në një postim në Facebook shkruan:

“Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Demokratike, si forca e parë opozitare në vend, kam kënaqësinë t'i uroj kësaj partie, lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive tepër të rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit”.