Meta sqaron përse nuk dekretoi ligjin për tarifat gjyqësore

Presidenti Ilir Meta vendosi që të mos dekretonte ligjin për tarifat gjyqësore duke ia kthyer Kuvendit për rishqyrtim.

Në një dokument që mban datën 22 nëntor, kreu i shtetit jep edhe arsyet që sipas Presidentit, ligji duhet të rishqyrtohet nga Kuvendi.

Ndër të tjera, Meta paraqet si argumente, nivelin e tarifave që sipas tij janë rritur duke paraqitur vështirësi për shtresat në nevojë. Po ashtu edhe mekanizmat e parashikuara në këtë ligj për mbrojtjen e shtresave në nevojë nuk janë të përshtatshme.

“Së pari, niveli i tarifave, i parashikuar ne kete ligj, eshte here ne mungese te nje studimi te thelluar dhe, ne krahasim me tarifat e sotme, ka nje rritje drastike dhe te menjehershme te tarifave, gje e cila paraqet rrezik te larte per veshtiresimin e aksesit ne drejtesi per shtresat ne nevoje“, sqaron Presidenti.

“Së dyti, mekanizmat e parashikuara ne kete ligj per mbrojtjen e shtresave te pamunduara te shoqerise per te perballuar tarifat e reja gjyqesore, nuk jane te pershtatshme. Mungojne dispozitat e qarta qe garantojne mbrojtjen e nevojshme. Dispozitat e miratuara ne kete drejtim nuk garantojne sigurine ligjore“, theksohet ndër të tjera.

Një tjetër arsye pse e ktheu për rishqyrtim ishte se “parashikimet e ketij ligji nuk ndihmojne ne menyren e duhur per zgjidhjen e problematikes se financimit te pamjaftueshem te sistemit gjyqesor, megjithese ky ligj parashikon rritjen e tarifave ne sherbim“.