Sulmuesi i njohur shqiptar merr çmimin special ‘Futbollisti i Muajit’

Sebino Plaku është nderuar me çmimin “Futbollisti i Muajit”. Forma e mrekullueshme që po kalon sulmuesi i njohur, ka bërë që puna e tij të shpërbleheht pikërisht me vlerësimin e bërë nga Shoqata “Sporti na bashkon”.

Në muajin nëntor, 32-vjeçari arriti të shënonte 2 gola në barazimin 2-2 kundër Kukësit, i dha 1 pikë ekipit të tij në sfidën kundër Skënderbeut dhe gjithashtu shënoi në fitoren me Lushnjën 2-1.