Noka, sherr me 'Salmonelën': Hile mos u bëni qytetarëve, se pa shpallur emergjencën, nuk i dëmshpërbleni

Ish-Ministri i Brendshëm Flamur Noka është përplasur ashpër sot me kryetaren e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felajn lidhur me dëmshpërblimet për përmbytjet. Duke ia rrëmbyer me forcë mikrofonin, Felajt, edhe pse ajo e mbylli mbledhjen me qëllim që të mos e lejonte të fliste, Noka ka deklaruar me zë të lartë se qeveria po mashtron qytetarët e përmbytur pasi nuk mund të jepet dëmshpërblim pa u shpallur gjendja e emergjencës.

Ja debati mes tyre:

Felaj: Jo, fjalën e ka kërkuar z.Murrizi. A ka mundësi ta dëgjojmë z.Murrizi?

Noka: (I rrëmben mikrofonin): Jo, se do të flas unë!

Felaj: Çfarë është kjo histori njëherë?

Noka: Po ç’është kjo histori: kur them unë do të flas, mos më trego…

Felaj: Po do të diskutojë ai….

Noka: A ka mundësi që kur kërkohet fjala nuk thuhet “nuk ka fjalë”? Kaq!

Felaj: Lëri këto sjellje, se nuk të pinë ujë!

Noka: Pusho! Pusho! Pusho!

Felaj: Je dhe burrë, jemi nga një zonë dhe merresh me këtë histori.

Noka: Nuk merrem me ty unë, merrem me fjalën time. Oj vajzë, shko mëso rregullat. Nuk ka nevojë për respektin tënd askush, dëgjo këtu.

Felaj: Ju falemnderit për pjesëmarrjen tuaj. Mbledhja mbyllet këtu! (Largohet nga mbledhja bashkë me deputetët e PS)

Noka: Qëndrimi i opozitës në këtë situatë ka qënë për të treguar solidaritet njerëzor, ndryshe nga ju që s’e keni bërë kurrë. Hile qytetarëve mos iu bëni! Dëmshpërblim do të thotë gjendje emergjence. Kur nuk shpallet gjendje emergjence, ju "i keni futur gishtin qytetarëve" dhe nuk i dëmshpërbleni. Qeveria e Partisë Demokratike ka dhënë 30 milionë euro dëmshpërblime sepse janë shpallur gjendjet e emergjencës ëhstë vlerësuar dëmi dhe dhënë dëmshpërblimi.

Fjalën s’ma ndalon mua as kjo Salmonela, as askush, se kemi fituar diku!