Hidhet shorti në Europa League. Milani dhe Arsenali njohin kundërshtarët

Pas Champions Leagues, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën 1/32 në UEFA Europa League.

Fati i goglave ka vendosur disa përballje interesante ku Milani do të luajë kundër bullgarëve të PFC Ludogorets.

Lazio do të përballet me FC Steaua Bucurestit , ndërsa suedezët e Östersunds do të sfidojnë Arsenalin.

Në këtë short nuk do të lejohen përballjet mes dy skuadrave të një shteti ndërsa ndeshjet e para do të zhvillohen më 15 shkurt dhe ato të kthimit më 22 shkurt.

/ Oldi Mele / SYRI.net /