FOTO/ Aksident tek ‘Kali i Trojës’ në Vlorë, përplasen 3 makina

Një aksident rrugor është shënuar përsëri në qytetin bregdetar, pikërisht në zonën e njohur nga qytetarët “Kali i Trojës”.

Një automjet me targa greke ZH 324 397, në ecje e sipër ka devijuar për shkak se drejtuesit i mjetit ka humbur kontrollin, duke u përplasur me dy automjete të cilat gjendeshin të parkuara në këtë zonë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Burime bëjnë me dije se drejtuesit i mjetit me targa greke dyshohet të këtë qenë nën efektin e pijeve alkoolike.