FOTO/ Shembja e dherave, hapet një kalim provizor për makinat në aksin Tiranë - Elbasan

Sot ARRSH dhe Policia Rrugore kanë bërë të mundur hapjen e baypass-it provizor per kalimin e automjeteve në sensin Elbasan-Tiranë dhe Tiranë-Elbasan me një kalim.

Eshtë vendosur sinjalistika përkatëse dhe ka shërbime të shtuara të punonjësve të ARRSH dhe Policisë në terren për udhëzimin e drejtuesve të mjeteve. ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur.