Personi që u gjend i djegur në Sarandë ishte vëzhgues i FSHF-së

Një vëzhgues i Federatës Shqiptare të Futbollit është gjetur i vdekur në qytetin e Sarandës.

Emri mësohet të jetë Agim Proda, i cili punonte në Federatë prej 10 vitesh.

Ai është gjendur i vdekur në ashensor dhe mendohet se 58-vjeçari mund të jetë vetëdjegur.

Policia e ka gjetur trupin viktimës gjatë mesditës së sotme në gropën e një pallati në ndërtim, plotësisht të djegur.