VIDEO/ Cikalleshit i besohet gjuajtja e penalltisë, shihni çfarë bën sulmuesi shqiptar në Turqi

Sokol Cikalleshi është rikthyer te goli në kampionatin turk, në ndeshjen që ekipi i tij, Osmanlispor, e fitoi me rezultatin 3-0.

Kavajasi rikthehet te goli pas disa javësh, dhe ky është goli i dytë i sulmuesit të Kombëtares në Turqi, për këtë sezon.

Cikalleshi shënoi goli e parë në ndeshjen Osmanlispor – Alanyaspor, nga pika e bardhë e penalltisë.

Ekipi i kavajasit ndodhet në vendin e 14-të në kampionatin turk dhe po lufton për mbijetesë.