Dëshira e Edi Ramës/ ‘Fshiu’ Olsin nga ‘Xibraka’, kushëriri i Ina Ramës kryeprokuror

Burime pranë kabinetit të Edi Ramës bëjnë me dije se kryeministri, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe Fatmir Xhafa tashmë kanë bërë përzgjedhjen e tyre për kryeprokurorin e ri.

Bëhet fjalë për Olsi Çelën, prokurorin e Krimeve të Rënda qe ka drejtuar hetimet për grupin e “Xibrakës”, hetime që sipas burimeve kanë lënë jashtë vëllain e kryeministrit Olsi Rama.

Në përgjimet që tashmë disponohen edhe nga opozita, por që arsyeja pse nuk po bëhen publike është enigmë, rezulton me dhjetëra herë edhe vëllai i kryeministrit dhe një biznesmen i rëndësishëm po mik i familjes Rama. Prokurori Olsi Çela është edhe kushëriri i ish kryeprokurores Ina Rama. Duket qartë se Rama, Ruçi dhe Xhafa prokurorin e përkohshëm e duan për të mbyllur çështje dhe jo për të hapur.