VIDEO/ Ardi Veliu-Ramës: Dakort shef Olsi, të njoh ty, jo vendimin e federatës

Pamje të turpshme po ndodhin në stadiumin ‘Selman Stermasi’.

Policia kishte vendosur që tifozët e Partizanit të futeshin me ID në stadium për masa sigurie, ky pas një vendimi të Federatës së Futbollit, por në fushe ka zbritur Olsi Rama duke urdhëruar lojtaret e ekipit të tij që të mos luajnë pa u hapur portat e stadiumit.

Më pas ka urdhëruar edhe Drejtorin e Policisë së Tiranës të hapë dyert pasi ‘ishte Olsi Rama’.

Një dëshmitar okular ka treguar se drejtori i Policisë së Tiranës i është përgjigjur shkurt vëllait të Edi Ramës: Dakort shef, unë të njoh ty, jo vendimin e Federatës.

Dhe kështu ka ndodhur.

Shikoni vetë pamjet në video: