VIDEO/ Dëbora bllokon rrugën e Thethit, kujdes, ka edhe ortekë

Dimri ulet këmbëkryq në veri të vendit. Nga reshjet e dendura të dëborës  gjatë natës është bllokuar rruga për në “Theth”. “Fax News” raporton se  deri në 60 centimetra ka shkruar niveli i borës  në aksin Bogë-Qaf Thore-Theth.

Po kështu raportohet se ka edhe ortekë të cilat janë të rrezikshme për banorët e kësaj zone si edhe për turistët.

Në fotot e mëposhtme keni duhen qartë automjetet e bllokuara nga dëbora. Mësohet se 200 familje kanë ngelur të izoluara. Në këto zona mungon  edhe energjia elektrike.