Franca i pret hovin Ramës: Shqipëria hap negociatat me BE? Mos ecni më shpejt se ...

Ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasak duket se është e qartë në atë që përfaqëson dhe se çfarë kërkon vendi i saj nga Shqipëria.

E ndodhur në Korçë, Vasak ka folur ditën e sotme edhe për faktin se Shqipëria pret që vitin tjetër të hapë negociatat e anëtarësimit me BE-në.

Duke përmendur një shprehje nga vendi i saj Vasak tha: Mos shkoni më shpejt se muzika.

‘Është një vlerësim që duhet të bëhet nga të gjithë shtetet anëtare të BE-së. Ne presim shumë raporte. ‘Mos shkoni më shpejt se muzika’ është një shprehje franceze.

Është një deshirë e madhe e popullit që të bëhet pjese e BE.

Shqipëria është kandidate nga viti 2014, tani ka ardhur momenti të presim vendimin e institucioneve dhe autoriteteve europiane për hapjen e negociatave, por nuk duhet të nxitohemi.

Kjo analizë do të bëhet duke u bazuar në sistemin e drejtesisë në Shqipëri’, ka thënë Vasak.

Deklarata e ambasadores së Francës në Tiranës, vijnë vetëm pak ditë pasi Edi Rama deklaroi në Bruksel se Shqipëria do të hapë negociatat e anëtarësimit në vitin 2018.