FOTO/ Policia nis terrorin dhe dhunën ndaj protestuesve në Shkodër, Berisha: Edi Rama do të përgjigjesh…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar dhunën dhe terrorin që policia ushtroi ndaj protestuesve në Shkodër me urdhër të Edi Ramës. Duke iu referuar një denoncimi nga qyteti dixhital, Berisha shkruan në rrjetet sociale se Edi Rama do të jetë përgjegjës personalisht për këto akte terrori ndaj qytetarëve të Shkodrës.

“Stop dhunës dhe terrorit me urdhër të Ramës ndaj protestuesve në Shkodër!

“Përshëndetje Doktor, në akt urrejtje dhe hakmarje të egër të Ramës ndaj Shkodrës për protestën e qytetarëve të saj, me urdhër të tij po dhunohen nga policia protestuesit me parrulla Rama ik, qeveri krimi, qeveri droge, ik prej Shkodre etj. Në zbatim të këtij urdhëri policia ka arrestuar nëpër shtëpi dhe lokale protestuesit dhe po ushtrojnë dhunë shtazore ndaj tyre operacionin e dhunës e drejton vet Haki Çako ju lutem bëjeni publik lajmin.”

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe dhunën e egër policore ndaj protestuesve paqësor të Shkodrës, paralajmëroj Noriegën se do jetë përgjegjës personalisht për këto akte terrori ndaj qytetarëve të Shkodrës!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.