“Rama ik”/Çudit Senida Mesi: Shprehet kundër dhunës, kur protesta ishte…

Zv/kryeministrja Senida Mesi ka reaguar në lidhje me protestën e organizuar në qytetin e Shkodrës ndaj kryeministrit Rama.

E pranishme në një ekspozitë të hapur në Prefekturën e Qarkut Shkodër, Mesi kritikoi strukturat lokale të FRPD-së.

“Shkodra nuk është e dhunës. Shkodra nuk është ajo që pret kryeministrin Rama me thirrjet IK. Kjo nuk është Shkodra. Shkodra është kjo që paraqitet me anë të kësaj ekspozite”, tha Mesi.

Reagimi I zv.kryeministres duket pak I çuditshëm, për faktin se protesta nuk pati asnjë akt dhune, ndërsa Rama provokoi protestuesit duke ngritur dy gishtat, ndërkohë që ata brohorisnin “Qeveria e krimit” dhe “Rama ik”.