Fitoi tripletën me Interin në vitin 2010, nuk do ta besoni se ku ka përfunduar sot Lucio

Ish-mbrojtësi i Interit, braziliani Lucio, i është bashkuar skuadrës së ligës së katërt braziliane, Gama.

Lucio ka qenë pa skuadër që kur u largua nga ekipi indian, Goal, në fund të vitit të kaluar, por veterani i cili mbush 40 vjet në muajin maj do ta vazhdojë karrierën në rrethinën e vendlindjes.

Gama ka thënë në ueb-faqen e vet zyrtare se paga e Lucios do të mbulohet nga sponsoret e “GoalManage”.

Fituesi i Kupës së Botës nënshkroi me Interin në vitin 2009 dhe e fitoi tripletën në sezonin e parë.