Lu e Vllahutin po mbështesin Ramën drejt humnerës…

Rama u “dekorua” në Bruksel nga “mikesha” e tij e dashur Frederika. Frederika mbështeti Ramën për progresin në reforma pa thënë asgjë për kanabizmin e vendit. Pa përmendur lidhjet e krimit e të klaneve mafioze (Habilajt për shembull) me qeverinë dhe ministrat (Tahiri më tipiku) e Ramës. Pa përmendur blerjen e votave me paratë e korrupsionit dhe kërcënimin e votuesve nga individët me rekorde të tmerrshme kriminale. Pa thënë një gjysmë fjale për dosjen italiane për Tahirin. Vetëm duke mbështetur Ramën sikur gjërat shkojnë vaj në një vend ku deputetët janë kriminelë, ku ministrat janë të korruptuar, ku kryetarët e bashkive blejnë së bashku me kriminelët vota, ku kanabisin e kultivojnë dhe eksportojnë policët, ku trafikun e drogës e bëjnë miqtë dhe të afërmit Edi Ramës e të Saimir Tahirit, ku paratë e korrupsionit i fshehin në llogari “off shore” Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, ku tenderat i fitojnë miqtë e Ramës, Vilma Nushi, Pandi Carapuli, Agron Papuli, Beso i Taivanit, e tjerë e tjerë.

Frederika njëkohësisht “porositi” Romanën që të mbështesë me kujdes Ramën për heqjen e Llallës dhe vendosjen e prokurorisë nën kontrollin e tij politik. Romana meqë është një personazh me imazh të dëmtuar dhe të kompromentuar më çështjen e blerjes së vilës në lagjen e oligarkëve është porositur të veprojë pa rënë shumë në sy, prandaj ajo duhet të reagojë vetëm përmes Euralius i cili duhet të jetë në sintoni me Opdatin amerikan dhe vetëm pasi këto dy misione të jenë shprehur për largimin e Llallës dhe në mbështetje të kërkesës së Ramës për emërimin e prokurorit të ri me vetëm 50% plus 1, atëhere duhet të dalë Romana, si rastësisht, dhe të mbështesë mendimin e tyre. Po ashtu Romana nuk duhet të nxitohet, por duhet të prononcohet pasi të flasë ambasadori amerikan Lu.

Ambasadori Lu, i cili është një ambasador i emëruar nga administrata e kontrolluar nga Soros dhe në fund të një mandati edhe për shkak të tranzicionit problematik të administratës së Departamentit amerikan të Shtetit, ka gjetur hapësirën të “shfryjë inatin” me një stil tipik të një revolucionari kulturor kundër Llalës duke mbështetur Ramën për heqjen e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Lu s’e ka gëlltitur mirë të vërtetën që i plasi në fytyrë Llalla para disa muajsh.

Veprimet mbështetëse të Lu dhe Vllahutin, përmes maskës së Euralius e Opdat publiku i ka lexuar jo thjesht si veprime por Ramës por si veprimet mbështese për të liruar nga akuzat Saimir Tahirin. Për të mos ndëshkuar lidhjet e ministrit të Ramës, Tahirit me klanin mafioz të Habilajve. Për të mos ndëshkuar lidhjet e klaneve mafioze me kryetarin e bashkisë së Elbasanit Sejdini dhe të Durrësit Dako. Për të shpëtuar nga goditja ministrat e korruptuar dhe deputetët e inkriminuar. Për të mbyllur dosjet e korrupsionit të Besos më naftën, të Olsit me lojërat e fatit, të Beqes me koncensionit e shëndetsisë, të Mimit me radarët, e tjerë e tjerë.

Mbrojtja që i ofruan Ramës, Lu dhe Vllahutin, në këtë moment është mbrojtje ndaj korrupsionit, krimit dhe trafiqeve të drogës. Është mbrojtje ndaj pastrimit të parave që përgatitet Rama të kryejë me projektin 1 miliard dollarësh apo më ndërtimin e kullave disa dhjetar katëshe. Është mbrojtje ndaj Habilajve dhe kundër hetimit të tyre. Është mbrojtje ndaj Tahirit dhe policët që kultivojnë dhe trafikojnë kanabis e droga të tjera.

Por mbrojtja e Lu dhe Vllahutin është njëkohësisht kundër interesave të shqiptarëve, dhe do të çojë me shumë gjasa në greminë Ramën pavarësisht se Rama ja ka kërkuar atyre, për të mos thënë e ka paguar atë, për të shpëtuar nga halli i madh në të cilin gjendet aktualisht.

Basha dhe Kryemadhi duhet që këtë moment tja bëjnë të qartë të gjithë shqiptarëve por edhe partnerëve në Bruksel e Uashington sepse nesër kur vendi të futet në trazira do të jetë shumë vonë e ndoshta Lu e Vllahutin do të jenë larguar së bashku me “dhuratat” komprometuese.