Paloka: Opozita anti-amerikane? Kemi një qeveri që po e çon vendin drejt kaosit dhe destabilizimit...

Edi Paloka, nënkryetar i Kuvendit dhe nënkryetar i PD-së, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit socialist Ulsi Manja, që e konsideroi opozitën si antiamerikane.  Paloka shkruan në rrjetet sociale se një deklaratë e tillë të bën të qeshësh, kur e dëgjon nga pinjollët e atyre që luftuan për 50 vjet imperializmin amerikan.

“Ne “antiamerikanë”...?!!! E thënë nga pinjollet e atyre që luftuan për 50 vjet “imperializmin amerikan” , sigurisht që të bën vetëm të qeshësh.

Ajo që nuk është për të qeshur , është antishqiptarizmi i një qeverie që çdo ditë e më shumë po kërkon ta çojë vendin drejt kaosit dhe destabilizimit...”, shkruan Paloka në rrjetet sociale.