Negociatat, Interi e ka gati transfertën e janarit

Drejtues të Interit në janar pritet të nënshkruajnë me një tjetër lojtar të rëndësishëm i cili do të ndihmojë skuadrën drejt titullit kampion.

Bëhet fjalë për mesfushorin sulmues, Simone Verdi ndërsa në krahun tjetër Bolonja kërkon plot 20 milionë euro për të lënë të lirë 25-vjeçarin italian, shkruan “Tuttosport”, raporton SYRI.net.

Megjithatë, gazeta në fjalë beson se një marrëveshje mund të jetë e mundur në janar mbi bazën e një kredie me detyrim për ta blerë në fund të sezonit.

/ Oldi Mele / SYRI.net /