Australia miration zyrtarisht martesat e të njëjtit seks në të gjithë kontinentin

Parlamenti i Australisë ka miratuar legjislacionin për lejimin e martesës së personave të të njejtit seks  në gjithë vendin.

Dhoma Përfaqësuese e Australisë sot e miratoi leegjislacionin, me të cilin ndryshohet percaktimi i martesës si bashkimin ndërmjet mashkullit dhe femrës në “bashkim të dy njerëzve”.

Një javë më herët ky legjislacion ka kaluar edhe në Senatin e këtij vendi.

Pas votimit, aktivistët për të drejtat e komunitetit homoseksual kanë festuar para ndërtesës së parlamentit