Daja: Me Young Boys duam të promovojmë lojtarë të rinj

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, doli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Young Boys, ku tha se edhe pse Skënderbeu është i eliminuar, motivimi do të jetë maksimal për këtë ndeshje.

“Duke parë pozicionet e ekipeve nuk kemi pretendime për shkak se çështja e kualifikimit është zgjidhur tashmë. E rëndësishme për ne është të vijojmë me rezultatet pozitive, por dëshirojmë të promovojmë dhe disa lojtarë të rinj, të kondicionuar dhe nga mungesat e shumta”, tha trajneri i korçarëve.