Edhe LSI kundër hedhjes së shortit për KED: Do të bojkotojmë, procesi s'varet nga urdhrat e Ruçit

Edhe Grupi parlamentar i LSI është kundër hedhjes së shortit të enjten për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili, deklaroi se do ta bojkotojnë mbledhjen sepse procesi nuk varej nga urdhrat e Gramoz Ruçit dhe siç ishte organizuar, procesi ishte nul. Vasili i është drejtuar me një letër, kryetarit të Kuvendit. 

Më herët reagoi Partia Demorkatike, e cila nëpërmjet një letre drejtuar Gramoz Ruçit, e cilësonte hedhjen e shortit si antikushtetues dhe se e drejta i takonte Presidentit të Republikës.