Klinsmann gati të marrë drejtimin e kombëtares që merr pjesë në Botëror

Federata Australiane e Futbollit është ende në kërkim të trajnerit të ri i cili do të drejtojë përfaqësuesen në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Mes emrave kandidatë, pas atij të Sven-Goran Eriksson, së fundmi është shfaqur edhe ai i Jurgen Klinsmann.

Legjenda e Gjermanisë u shpreh i gatshëm për ta marrë përsipër këtë detyrë, duke kujtuar se kishte eksperiencën e nevojshme në kompeticionet e mëdha.

Kujtojmë që Klinsmann në nëntor të 2016 u shkarkua nga posti i trajnerit të SHBA-së.

Oldi Mele / SYRI.net /