Austri, Gjykata e Lartë aprovon martesat e të njëjtit seks

Çiftet homoseksuale në Austri do të jenë në gjendje të martohen ligjërisht që nga viti 2019 pas vendimit të gjykatës së lartë të vendit.

Gjykata kushtetuese tha se ligji aktual i martesës shkelte rregullat e mos-diskriminimit.

Ky veprim do ta sjellë vendin në përputhje me 15 vende të tjera evropiane.

Hollanda u bë vendi i parë që legalizoi martesën e të njëjtit seks, në vitin 2001./SYRI.net/