", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

‘Topi i Artë’? Askush nuk e priste këtë deklaratë nga trajneri i Barcelonës

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde i ka befasuar të gjithë pasi ka thënë se ‘Topi i Artë’ nuk është fare i rëndësishëm.

Në një deklaratë pas ndeshjes me Sportingun, Valverde ka theksuar se nuk vlerëson asnjë çmim duke iu referuar Këpucës së Artë dhe Topit të Artë, shkruan “Goal.com”, raporton SYRI.net.

“Unë nuk i vlerësoj fare çmimet. Gjithkush është i lirë të japë shpërblime që ata besojnë se janë të drejta, ata besojnë se kjo është e drejta por në realitet mund të jetë edhe e kundërta...

Këpuca e Artë, Topi i Artë.... Unë nuk e di se sa shpërblime ekzistojnë. Unë nuk do të vlerësoja asnjërin prej tyre”, theksoi ai.

Kujtojmë që më 7 dhjetor revista prestigjioze “France Football” do të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për lojtarët më të spikatur të vitit ku mes tyre do të dorëzohet edhe ‘Topi i Artë’.

/ Oldi Mele / SYRI.net /