Paralajmëron Palestina: Nëse Trump njeh Jerusalemin si kryeqytet, fillon lufta!

“Donald Trump do të fillonte luftën në Lindjen e Mesme nëse  njeh Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit”.

Ky ishte reagimi i parë nga përfaqësuesi kryesor i palestinezëve në Britani, pas raporteve se Presidenti amerikan po përgatitet të njoftojë vendimin e bujshëm.

Manuel Hassassian tha se kjo do të ishte "puthja e vdekjes" në procesin e paqes.

"Nëse ai e shpall Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, do të jepte puthjen e vdekjes për paqen mes dy shteteve", tha Hassassian në një intervistë me “BBC”.

"Ai po shpall luftë në Lindjen e Mesme, ai po shpall luftë kundër 1.5 miliardë myslimanëve dhe qindra miliona të krishterëve që nuk do të pranojnë që shenjtorët e shenjtë të jenë tërësisht nën hegjemoninë e Izraelit", shtoi  përfaqësuesi palestinez.

Komenteve të tij u bëri jehonë edhe këshilltari i presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, i cili tha se nëse Trump do ta pranonte Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, do të "shkatërronte plotësisht procesin paqes"./SYRI.net/