FOTO/ Ami po bën blerjet për barkun që i rritet apo për vajzën? Fotografohet në një qendër tregtare

Ami na gëzoi para disa muajsh me lajmin se ishte në një pritje të ëmbël. Pak më vonë na e shtoi gëzimin kur mësuam se Joeli do të bëhet me një motër. Dhe siç e dimë vajzat kanë nevojë për një veshje të re çdo ditë. Këtu nuk bën përjashtim as një bukuroshe si Ami.
Kidstime.al e fotografoi Amin në ambientet e një qendre tregëtare teksa zgjidhte veshjet e saj të preferuara. Ajo u pa veçanërisht në seksionin e grave shtatzëna ku pas disa provash bëri blerjet e saj. Ne nuk patëm kohë të rrinim me të por me siguri ajo do ketë blerë diçka me vajzën. Ami shoqërohej nga gjyshërit e Joelit. Tani mezi presim të shohim veshjet e para të vogëlushes!