U vra me bombë në makinë, 3 persona shpallen fajtorë për vrasjen e gazetares

Tre persona janë akuzuar për vrasjen e gazetares dhe blogeres malazeze Daphne Caruana Galizia. Vëllezërit George dhe Alfred Degiorgio, 55 vjeç dhe 53 vjeç, dhe Vincent Muscat, 55 vjeç, mohuan akuzat por u shpallën fajtorë nga gjykata.

Ata u akuzuan gjithashtu për posedim të materialeve eksplozive dhe armëmbajtje pa leje. Caruana Galizia vdiq në një shpërthim pak pasi u largua nga shtëpia e saj në Bidnija, pranë Mostas, më 16 tetor.

Gazetarja e “Panama Papers” ishte e njohur për blogun e saj ku akuzonte politikanët më të lartë për korrupsion. Të hënën, policia arrestoi 10 shtetas maltezë në lidhje me vrasjen. Operacionet e policisë u zhvilluan në qytetin e Marsës, dhe zonat e Bugibbës dhe Zebbugut.

Blogerja kishte akuzuar qeverinë e ishullit për korrupsion. Televizionet lokale raportojnë se vetëm dy javë më parë, viktima kishte folur me policinë për kërcënime që kishte marrë.

Gazetarja e njohur u vra katër muaj pas zgjedhjeve të parakohshme, të cilat u organizuan pasi ajo akuzoi kryeministrin Joseph Muscat dhe gruan e tij për lidhje me skandalin “Pamana Papers”.

Akuza e gazetares se kryeministri dhe bashkëshortja e tij kishim llogari bankare jashtë vendit për të fshehur paratë që i vinin nga sundimtarët e Azerbajxhanit, rrëzoi qeverinë, megjithëse Muskat arriti ti fitojë sërish zgjedhjet../SYRI.net/