Luhen shanset e fundit, ja kush janë ekipet që do tentojnë mrekullinë

Sot në mbrëmje do të luhen ndeshjet e mbetura për të mbyllur fazën e grupeve në Champions League.

Pa dyshim që kryendeshja do të jetë dueli në “Santiago Bernabeu” ndërmjet Real Madridit dhe Dortmundit.

Një përballje interesante do të jetë edhe dueli mes Feyenoordit dhe Napolit që kërkon të kualifikohet në fazën tjetër.

Napolitanët duhet të fitojnë dhe të shpresojnë që Manchester City i vendit të parë të bëjë detyrën duke mposhtur Shakhtar Donetsk.

Në krahun tjetër FC Porto dhe Leipzig do të diskutojnë vendin e dytë në Grupin G. Situata më e ndërlikuar është në Grupin E, ku Liverpool, Sevilla dhe Spartak Moscow kanë shanse për tu kualifikuar.