Qeveria u kërkon bizneseve ndihmë për të përmbyturit: Na duhen veshje, ujë, ushqime...

Qeveria u ka bërë thirrje bizneseve që të kontribuojnë me materiale dhe veshje në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit.

 “Në bashkëpunim me prefektët dhe pushtetin vendor, ne do të jemi në krah për evidentimin e problemeve me të cilat përballen bizneset.

Por nga ana tjetër, përmes këtij paneli gjej rastin të bëj një apel për ndihmën konkrete që ju mund të jepni për të prekurit nga përmbytjet, si veshje, batanije, ushqime dhe ujë, si një solidarizim i sipërmarrjes së vendit me këtë situatë emergjente”, tha ministrja për Sipërmarrjken Sonila  Qato në tryezën ndërkombëtare mbi politikat e bërjes biznes në Shqipëri.

Thirrja ndaj biznesit vjen në një kohë, kur nga Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë, deklarohet për sigurimin e banesave dhe bizneseve, dhe jo për dëmshpërblimin e të prekurgve nga përmbytjet. Qeveria nuk shpalli gendjen e emergjencës, ndërsa kjo sipas opozitës ka të bëjë pikërisht ,e faktin se ajo nuk do të dëmshpërblejë të prekurit nga përmbytjet për dëmet e shkaktuara.