'Dekorata' që Mogherini i vari Ramës…

Edi Rama i shoqëruar nga Ditmir Bushati ishte në Bruksel, ku ndër të tjera do të takohej edhe me Mogherinin, mikeshën e majtë ish-komuniste. Ajo me një lehtësi olimplike nuk pati asnjë dilemë të lavdëronte me superlativa Ramën, qeverinë e tij dhe “reformat” që ai na paska kryer dhe të cilat e cojnë Shqipërinë në drejtimin e duhur duke realizuar “Shqipërinë që duam”. 

Nuk ka ngjashmëri më drithëruese mes këtij dekorimi dhe cimimit të fituar nga Shqipëria në vitet ’80 si “vëndi më i mirëushqyer i botës”. Në ato vite Mogherini, një anëtare e re e Rinisë Komuniste të Italisë duhet të ketë dëgjuar për “dekorimin” që kishte fituar Shqipëria, pa ditur natyrisht që një kontribut të shquar në “mirëushqimimin” e shqiptarëve kishte dhënë Spiro Koleka, anëtar i Byrosë Politike. Pa mohuar natyrisht edhe kontributin modest të Sulejman Bushatit, babait të ministrit tonë të jashtëm. 

“Dekorata” që Mogerini ka varur në gjoksin e Ramës duhet të kishte disa dedikime:

Së pari, Kryeministri dhe qeveria e vetme në Europë që e kanë kthyer vendin në hambar të kanabisit.

Së dyti, Kryeministri dhe qeveria e vetme në Europë që individët me rekorde kriminalë të kapur dhe rregjistruar në vëndet e BE janë bërë deputetë, drejtorë në poste kyce dhe përgatiten të bëhen ministra.

Së treti, Kryeministri i vetëm në Europë me një pasuri 200 milion euro të fshehura në një llogari off shore në emër të të vëllait, informacion i përgatitur nga zyra e Prezencës së OSBE në Tiranë.

Së katërti, Kryeministri i vetëm në Europë që ka lavdëruar si ministrin më të suksesshëm të qeverisë së tij, ministrin e brëndshëm Saimir Tahiri, banda më të cilin ai është në bashkëpunim është kapur në Itali, në vendin e Mogherinit, për trafik droge dhe lidhje me bandat e krimit, klanet mafioze më të rrezikshme.

Së pesti, Kryeministri i vetëm në Europë që së bashku me ministrat e tij, argëtohen në orgji në sarajet e “Eskobarit të Ballkanit”, Klemend Balili, i shëtit i lirë nëpër Tiranë e Shqipëri dhe nuk arrestohet nga policia për shkak të lidhjeve me Ramën dhe qeverinë e tij.

Shqiptarët kanë vetëm një përgjigje: Mos u tallni edhe ju me ne, se mjafton që tallet me ne qeveria dhe Rama!