Kapet sasi e madhe droge në Janinë, arrestohen 3 trafikantët shqiptarë

Një sasi e konsiderueshme droge është kapur në Janinë dhe tre shqiptarë janë arrestuar.

Policia greke ka goditur një rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në fshatin Vassiliko Pogoniou të Janinës, që ndodhet pranë kufirit shqiptar, janë arrestuar tre trafikantë shqiptarë, raportojnë mediat helene.

Atyre ju sekuestrua 234 kilogramë hashash. Policia e Janinës bën me dije se droga transportohej me makinë.

Mediat lokale nuk kanë bërë me dije emrat e shqiptarëve të arrestuar.