Ismet Drishti lëshon ‘bombën’ në Syri.net: Rama ka bërë një krim të paramenduar

Pronari i ‘Zjarr TV’, Ismet Drishti, ishte i ftuari i radhës në studion e lajmeve të Syri.net, të moderuar nga Alen Xhelili.

Gjatë intervistës Drishti e cilësoi si një krim të paramenduar të kryeministrit mbjelljen me kanabis të Shqipërisë.

‘Unë mendoj se kryeministri ka bërë një krim të paramenduar. Mbjellja e Shqipërisë me kanabis është krim i paramenduar. Nëse kultivon kanabis e dimë që shumë të rinj do vdesin nga kultivimi i kanabisit, shumë njerëz do vriten, dhe ky është krim i paramenduar. Nuk është aksident mbjellja e Shqipërisë me kanabis. Është hera e parë që në Shqipëri ndodh një krim me vetëdije’, tha Drishti.