Sulmi ndaj ‘Zjarr tv”/ Ismet Drishti në Syri.net ka një falënderim të veçantë për Ramën dhe mazhorancën

I ftuar në edicionin e lajmeve të Syri.net, ishte i ftuar pronari i medias që u dhunua një ditë më parë, “Zjarr Tv’, Ismet Drishti.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili, rreth kësaj ngjarjeje të rëndë, Drishiti përdori satirën e tij, duke falënderuar mes të tjerëve edhe mazhorancën, për mos reagimin ndaj kësaj ngjarjeje.

Ju falënderoj juve për solidaritetin. Falenderoj zotin Basha pë deklaratën që bëri menjëherë pas ngjarjes. Falënderoj anëtarët e mazhorancës që nuk u shqetësuan fare. Policia erdhi në vendngjarje kur u lajmërua, po hetojnë, por deri tani nuk kemi asnjë informacion. Për ne dëmi është i madh. Ne jemi tv që jemi krijuar nga vetja dhe mbajmë veten.

Duam të funksionojmë si çdo TV në botë, të ,marrim reklama kur marrim reklama/.

Dëmet po i rikuperojmë avash avash falë dashamirësve.

Unë jam artist dhe kam një bindje, që çdo artist dhe çdo gazetar duhet të jetë tërë kohën në opozitë.

Ata kanë vjedhur kamerat na kanë dëmtuar pajisjet e transmetimit. Ata kanë qenë profesionistë. Pasi kur erdhi policia private ata kishin mbaruar punë’, deklaroi Drishti.