FOTO/ ‘Zejnep’ akuzohet për tradhti, ky është reagimi i saj

Aktorja e njohur për rolin e “Zejnepes” në serialin “Dashuri e Pafundme”, Hazal Filiz Kuçukose, muaj më parë i ka dhënë fund martesës me aktorin e njohur Tuan Tunali.

Pas divorcit aktorja është akuzuar, se e ka tradhtuar bashkëshortin dhe se ky ka qenë shkaku kryesor i ndarjes së tyre. Mirëpo aktorja këto lajme, që kanë qarkulluar i ka mohuar dhe ka thënë se janë thashetheme të pavlera.

“Nuk është aspak e vërtetë dhe nuk dua të flas për këtë, nuk dua t’i japë fare rëndësi këtyre thashethemeve të pavlera”- ka thënë aktorja.

Kujtojmë se Hazal me rolin e saj si “Zeynep” ka bërë shumë fansa për vete.