FOTO/ Futbollisti i Kombëtares zyrtarizon lidhjen me këtë bukuroshe

Nuk paska qenë një pasion vere. Fotoja e fundit, ku të dy janë të veshur me pulovrat e ngrohta të dimrit, e postuar njëkohësisht si në profilin e tij dhe të saj, tregon që kjo marrëdhënie tashmë është zyrtarizuar. Është fotoja e dytë që futbollisti Taulant Xhaka poston me të dashurën e tij Arbnorën, në profilin e Instagram-it. E para ishte një puthje...

Ndërkaq, Arbnora fillimisht postoi një foto të Taulantit, "të dashurit" të saj, siç shkruante në koment dhe më pas këtë foto të ngrohtë, por më parë kishin bërë shumë postime në Instastory, fillimisht jo shumë të qarta e më pas krejtësisht të zbuluara.

Gjithsesi një foto që nuk fshihet pas 24 orësh, por ngelet aty, e postuar njëkohësisht në të dy profilet, është deklarata më zyrtare që ata kanë bërë për historinë e tyre. Dhe duke pasur parasysh Taulant Xhakën, që është përfolur shpesh për historitë e tij, por asnjëherë nuk ka bërë një postim të tillë, apo një deklaratë publike dashurie për një vajzë, nuk kemi çfarë presim më shumë.

E megjithatë, Taulanti ka bërë dhe më shumë. Bashkë me La Familia, në përshkrimin e tij në Instagram ka shkruar dhe inicialen e Arbnorës shoqëruar me një zemër, siç dhe Arbnora ka vendosur zemrën pranë T-së së Taulantit.

Më zyrtare sesa kaq nuk mund të bëhej marrëdhënia, por nuk jemi dhe aq të sigurt sepse Taulanti duket që ka ndryshuar dhe kushedi çfarë mund të shpikë!