Ja kur do e dekretojë Presidenti Meta, Visho Ajazin si ambasador në NATO

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar sot largimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Leonard Demi.

Pas largimit të tij, vendi që ka ngelë bosh pritet që të merret nga ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika.

Por kur do të dekretojë presidenti Meta Ajazin si ambasador në NATO?

Burime nga Presidenca sqarojnë se dekretimi i Visho Ajazit si ambasador në NATO do të bëhet menjëherë pas paraqitjes se tij në Komisionin e Jashtëm në Kuvend.

‘Presidenti Ilir Meta beson se Visho Ajazi do ta realizoje me shumë sukses detyrën e tij në NATO’, thanë burimet nga Presidenca.