Dorëheqja e mjekëve, Vasili: Shëndetësia falas, mashtrim kriminal i Ramës

Pas lajmit të bujshëm të dorëheqjes së 7 mjekëve të Urgjencës për mungesë kushtesh pune, ka reaguar Petrit Vasili, kreu i Grupit parlamentar të LSI, dikur ish-ministër i Shëndetësisë.

"Mashtrimi më i pacipë që shqiptarëve iu është bërë ndonjëherë, - shprehet Vasili në Fb, - është shëndetësia falas, që premtoi me zhurmë të madhe ky kryeministër. Me padijen e tmerrshme, tashme te njohur te tij,kryeministri nuk la budallallek pa thene per shendetesine,pasi dihet qe kupton "shume" nga mjekësia.

Buxheti per 2018 kaloi dhe shendetesia dhe nuk eshte jo falas por eshte ne ditet e saj me te keqia. Kryeministri genjeu rende qindra mijra shqiptare.

Duhet te iki ai sa me pare! - thekson Vasili. - Shendeti i njerezve nuk kurohet me mashtrime, por me modesti dhe kokeulje dhe kur nuk kurohet shendeti ky eshte krim. Në premtimin e PS-së që u fiksua edhe në programin e qeverisë 2013-2017 deklarohet reformë radikale. “Ne do të ofrojmë një mbulim universal për kujdesin shëndetësor për gjithë shqiptarët rezidentë ku asnjë individ të mos mbetet pa kujdes shëndetësor, sepse nuk disponon mjetet e nevojshme financiare. Kujdesi shëndetësor do të financohet nga taksimi i përgjithshëm”, shkruhet në këtë program."