ZYRTARE: Arrihet marrëveshja, Napoli nënshkruan me këtë lojtar

Napoli ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me Faouzi Ghoulam.

Mbrojtësi i krahut me kontratën e re do të jetë pjesë e napolitanëve deri në vitin 2022, shkruan "Football-Italia", raporton SYRI.net.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Napolit i cili shkruan: "Ghoulam rinovon deri më 30 qershor 2022”.

Kujtojmë që Ghoulam kërkohej nga Juventus dhe Manchester City.

/ Oldi Mele / SYRI.net /