FOTO/ Ilir Meta i jep Visho Ajazit dekoratën e Artë të Shqiponjës për luftën kundër drogës

Burime për SYRI.net nga ‘SHISH’ kanë bërë me dije se Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekoruar ish-shefin e dorëhequr Visho Ajazi, për kontributin që ka dhënë SHISH nën drejtimin e tij në luftën kundër drogës.

Ky dekorim përveç vlerësimit tregon edhe një herë që dorëheqja e Ajazit vjen si presion i kryeministrit Rama ndaj tij për raportet që ka bërë Ajazi mbi trafikun e drogës dhe implikimin e Saimir Tahirit në këtë trafik.

Tashme me këtë dekorim i hapet rruga edhe dekretimit të Visho Ajazit si ambasador në NATO.

Dekorimi i Ajazit nga Presidenti Ilir Meta për luftën e tij ndaj drogës, ndoshta i vetëm me qeverinë dhe një pjesë të ambasadorëve përballë, duket të jetë edhe një mesazh i Presidentit për heshtjen e organit të akuzës, heshtjen e ambasadorëve të huaj dhe përfshirjen e qeverisë se Edi Ramës në këtë trafik.

Dekorimi do të bëhet në 105 vjetorin e themelimit të Shërbimit Sekret Shqiptar 17 dhjetor 1912.