Ndërron jetë Mbreti i Rumanisë, i fundit që ka udhëhequr gjatë Luftës së Dytë botërore

Ish-mbreti Rumanisë ka ndërrua jetw në Zvicër në moshën 96 vjeçare, raporton “BBC”. Mbreti Michael u diagnostikua me kancer vitin e kaluar.

Ai udhëhoqi Rumaninë jo një por dy herë, së pari në vitet 1920, kur ishte vetëm pesë vjeç dhe më pas në vitet 1940.

Mbreti rumun ishte një nga njerëzit e fundit që kishte shërbyer si kreu i shtetit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pas konfliktit, ai u detyrua të abdikonte për shkak të kryengritjes nga komunistët, të cilat sunduan Rumaninë deri në revolucionin e vitit 1989./SYRI.net/